(Translation in Albanian: Valbona et Ardi KOÇIBELLI)
Është historia e një shishe, një shishe e thjeshtë.
Një shishe, në det.
Kjo mund të ishte lajmëtare e mbytjes të një anije të lashtë, sekretin e së cilës ajo do të na tregonte.Mirëpo në të vërtetë, mendojmë ne, ajo është vetëm një mbeturinë e zakonshme, plastike, pa ndonjë vlerë të madhe. Në fund të zinxhirit të një procesi që e pa atë të lindë, të shërbejë dhe të zhduket menjëherë, ajo ndoqi rrugën e refuzimeve tona, e hedhur nga një kazan plerash në tjetrin në shoqërinë e plerave të tjera të pa privilegjuara. Derisa një ditë, në kthesën e një jete që iu premtua prej njëmijë vjetësh (a nuk është kjo jetëgjatësia e një plastike), ajo u kap nga fuqia e oqeaneve, e tundur nga valët, në mënyrë që të përfundojë në këtë vend kurioz ku kaq shumë fragmente të tjera, që mbartin histori shumë të ngjashme, e kanë mirëpritur atë nën një diell mashtrues. Këtu sot, ajo po dëmtohet në kontakt me elementin detar, duke ndotur gradualisht ujërat dhe ekosistemet. Dhe ndërsa materiali i saj vazhdon të dëmtohet nga sulmi i valëve dhe erërave, shishes i kujtohet…
Ajo papritmas sheh vehten në këtë banesë ku dikush e shpuri një ditë, duke kaluar nga dora në dorë në një vëllazëri të pashpresë që e bëri atë të ndjejë një marramëndje të shkurtër, por të pakrahasueshme. Ajo ishte kaq shumë krenare, prodhuar nga dora e njeriut, gati për t’u konsumuar. A nuk ishte prodhuar për këtë arsye?! Po, shishja kujton lindjen e saj në një kompani, sikur të mund të ishte krenare për zhvillimin teknik që e autorizoi atë për të siguruar rehatin dhe mirëqenien e përdoruesve të saj të ardhshëm, duke marrë pjesë në aventurën e madhe ekonomike të epokës sonë.
Natyrisht, në këtë drejtim, dhe megjithëse nuk ishte një eksperte, ajo dëgjoi të flitej për krizën, ngrohjen globale klimatike, rezikun për ndotjen e ambjentit, vënie në rezik të jetës dhe të shëndetit. Por e gjithë kjo dukej kaq larg, kaq abstrakte përballë « makinerisë » industriale të kohës ku shishja ishte një nga trashëgimtaret e saj! Nuk ishte ajo refleksi i zotërimit tonë të energjisë, veçanërisht asaj energjie të nëndheshme? A nuk i dha sensin e duhur aritjeve të bujqësisë duke pasur privilegjin të mbante brënda saj produktet ushqimore! Ajo ishte aq modeste, kaq e shkurte ishte programuar puna e saj, dhe i kujtohet që i përkiste një shoqërie konsumi, e cila përcaktonte pozicionin e shishes në renditjen e gjërave, po aq sa një « shishe » mund të supozojë. Një shoqe e saj i kishte treguar historinë e këtij të riu me vështirësi fizike, i cili arriti të kapërcente aftësinë e tij të kufizuar duke shpikur dhe prodhuar me shokët e tij një hapse shishesh në duke krijuar mundësinë që ai të hapte shishet si kjo. Magjike!
Dhe e quajtën « Shishe » . Si mund të thuhet kjo fjalë në gjuhët e botës, është në gjininë femërore, mashkullore? Ndoshta nuk ka gjini? Disa gjuhë, mendon ajo , nuk mund ta njohim këtë fjalë ose nuk e kanë njohur kurrë më parë dhe kjo e çorienton sadopak. Si mund ta plotësojnë ato këtë mungesë? Shishja është e vetëdijshme që përshkrimi i saj i ka dhënë jo vetëm kuptimin dhe formën, por vendosi edhe identitetin e saj … A do ta kishte ajo një vend në leksikun e kohës sonë? Sigurisht, mendon ajo duke u mburur. A nuk është në të gjithë universalitetin e saj një pikë referimi bashkëkohore, duke përfaqësuar ecjen përpara, progresin?
Është e çuditshme sepse ndërsa flasim për progresin, ajo beson se ka parë një dron që fluturonte mbi hapësirën ku ajo ndodhej… një dronë, në këtë vënd të braktisur? Një iluzion, pa dyshim. Shishja mendon se është viktimë e hallucinacioneve dhe rifillon përsëri të reflektojë.
Nëse ajo do të mund të mbante një ditar, do të tregonte pa u lodhur lumenjtë, malet , pyjet dhe qytetet e vëndeve të huaja që kishte kaluar nga toka ose nga deti. Nuk do ishte e çuditshme , sepse shishja ka kapërcyer shumë kufij, shumë vënde… Duke konstatuar nivele flagrante të pabarazive, të pasurisë, të varfërisë, por gjithashtu dhe globalizimin e tregtisë dhe të kulturave për të cilat mbeturinat nuk janë në asnjë rast indiferente! Kush e di, ndoshta ajo mund të na ndihmojë edhe në analizën se si ne e shikojmë botën, dhe të reflektojmë mbi talentin e pashtershëm të konsumatorëve të tyre!
Shumë kohë më parë kur u vizatua modeli i saj në tryezën e inxhinierit, në bukurinë e formave të saj, linjat e saj elegante, ishin gati të sigurt që shishja mund të ndryshonte botën. E ardhmja i përkiste asaj. Asnjë rrezik nuk i kanosej dhe çdo formë katastrofe i dukej shumë e largët, e pamundur… Mirëpo ajo ndihet sot shumë e brishtë, e dënuar që të shpërbëhet në një mjedis ujor jo shumë të favorshëm për të… Atëherë shishja fillon të dyshojë. A do të kishte jetuar ndryshe nëse do ta dinte këtë më parë?
Të gjitha speciet e gjalla duke përfshirë dhe njerëzimin e shikojnë shishen dhe të gjitha objektet që i ngjajnë asaj si një rezik që vien duke u ritur dhe që peshon shumë mbi këtë planet të brishtë.
Ajo ndjen në vetvehte, në secilën prej molekulave të saj që po shpërbëhen, se është rezultati final i një historie, i një evolucioni dhe i një gjykimi të pashmangshëm. Ajo që është vetëm një shishe në det, pyet veten në atë që mund të jetë udhëtimi i saj i fundit, çfarë i mbetet asaj të arrijë, të ketë sukses. A nuk e përmbushi ajo kontratën e saj pa shpresë ripërtëritje! Kush mund ta gjykoje këtë situate të çuditshme?
Po, shishja ndihet kaq e pashpresë, kaq e vetmuar. Ajo do të donte t’i komunikonte botës atë që ndjen, duke i bërë thirrje ndërgjegjes së njerzve për të gjetur zgjidhje për problemet më bashkëkohore, por kjo është e pamundur për një shishe që po vdes në një kontinent që nuk ekziston akoma . Sigurisht që brezat që do të vijnë nuk do dëgjojnë kurrë të flitet për të…
Ajo do të jepte gjithçka për ta ndryshuar situatën , për të na ndihmuar të kuptojmë se ndoshta duhet të mësojmë të heqim dorë nga disa modele edukimi , të rimendojmë mënyrat tona të trajtimit të objekteve, qënieve dhe botës. Por, duke parë çfarë po ndodh , ajo mendon se e gjithë kjo është një utopi. Utopia e një shishe plastike në det, e cila nuk mund të dinte më të zgjojë asnjë lloj përgjegjësie, edhe të provokojë asnjë lloj inteligjence. Zaret u hodhën, vendimet u morrën… Ajo nuk është në pozicionin e duhur për ta vërtetuar! Kështu që shishja mendon me vete se nëse do të mund t’ja fillonte prapë nga e para… Befas ajo ndalet sepse e di që nuk ka kthim mbrapa. Kështu që ajo thotë me vete se nëqoftë se mund të ribëhej edhe njëherë, do të duhej sigurisht të parashikohej e gjithë kjo rëmujë, në dritën e një gjykimi më të drejtë…
Papritmas shishja ndalet…Krejt papritur një dorë e kapi…Asaj nuk i besohet, megjithëse nuk ka dyshim, ajo ndien përsëri ngrohtësinë komunikuese që e kishte bërë të dashuronte këtë botë. Në një përshpejtim të papritur, ajo risheh filmin e jetës së saj: vizatimet e inxhinierit, formatimin e tij, fabrikimin pastaj uzinën e vënies në shishe, raftin e dyqanit ku u ble, gëzimet e shumta të banesës, mënyra e asgjësimit të saj dhe të gjitha fazat e udhëtimit që një ditë e bënë atë të njihte oqeanin pafund! Dhe dëgjon një zë që nuk e kishte dëgjuar prej shumë kohësh: « Shikoni nga na erdhi kjo!? » » E pabesueshme! Një shembull i mirë, ta marrim… «